Vetë-aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, një person i lënduar

Vetë-aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, një person i lënduar

Një person ka pësuar lëndime të lehta trupore në një aksident trafiku të ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Bresalc.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa rasti është regjistruar si “vetë-aksident”.

Ai tutje ka njoftuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Sot rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, në fshatin Bresalc, ka ndodhur një vetë-aksident si pasojë e të cilit një person ka mbetur I lënduar lehtë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, ka thënë Hashani. /Insajderi.com