Vetë-aksident në Vushtrri – Humbë jetën një 22-vjeçar

Vetë-aksident në Vushtrri – Humbë jetën një 22-vjeçar

Edhe një aksident trafiku me fatalitet është raportuar në rajonin e Mitrovicës brenda 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.

Dje rreth orës 15:50, nga Qendra Klinike Universitare Prishtinë, është raportuar se një 22-vjeçar me inicialet I.D., që ishte në tretman mjekësor ka ndërruar jetë.

“Rasti në fjalë, është kualifikuar si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’ ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”.

“Aksidenti ka ndodhur me datën 22 tetor 2020, në ora 10:05 në rrugën “Ajet Gërguri” Vushtrri, ku vozitësi humb kontrollin mbi veturën dhe shkakton vet-aksident”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, aksidenti tjetër i rëndë ka ndodhur të premten rreth orës 02:00 të mëngjesit në fshatin Zhabar të Mitrovicës, ku si pasojë ka humbur jetën një 20 vjeçar. /Insajderi.com