Vetë-dorëzohet në polici hajni nga Peja që po kërkohej nga policia

Vetë-dorëzohet në polici hajni nga Peja që po kërkohej nga policia

Policia e Kosovës njofton se Bleron Galani është vetëdorëzuar në Stacionin Policor në Pejë të shtunën, shkruan Insajderi.

Për të njëjtin, policia dje kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar pasi kërkohej për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

I dyshuari i lartëcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё.

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale  e Policisë në Pejë, me datë 04.12.2020, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar BLERON (Ali) GALANI, i cili kërkohej për veprën penale: “Vjedhje e rёndё”. Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, i dyshuari me tё njejtёn datё ёshtё vetёdorёzuar nё Stacionin Policor Pejë. I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё”, ka njoftuar policia përmes një komunikate për media./Insajderi.com