Vetëaksident tragjik në Gjilan, vdes një femër

Vetëaksident tragjik në Gjilan, vdes një femër

Policia e Kosovës po raporton se një femër ka ndërruar jetë pas një vetëaksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Gjilan.

Viktima është shtetase e Shqipërisë e cila pësoi më së shumti nga aksidenti që ndodhi saktësisht në Uglar.

Pos saj që pësoi rëndë – tre të tjerë kanë marrë lëndime të rënda.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i tha Inajderit se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”, tha Hashani. /Insajderi.com