Vetëdorëzohet personi që kreu plagosjen në Fushë Kosovë

Vetëdorëzohet personi që kreu plagosjen në Fushë Kosovë

Një person i dyshuar se ka kryer një plagosje në Fushë Kosovë, është vetëdorëzuar sot në polici.

Sipas policisë, rreth orës 12:00, personi ka kryer plagosjen me armë zjarri në Tregun e Veturave në Fushë Kosovë dhe më pas, është vetë-dorëzuar.

“Policia është duke i ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme procedurale, para se rasti te kaloj ne institucionet kompetente ”, thonë nga policia.

Personi i plagosur është në spital duke marrë tretman mjekësor.