
Asnjë person nuk ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus edhe në këto 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Insajderi.com.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm një rast pozitiv me COVID-19 është shënuar gjatë kësaj periudhe kohore, nga gjithsej një mijë e 419 testime të kryera.

Testet për COVID-19
Derisa shifrat e viktimave dhe rasteve të reja janë shënuar minimale, 42 është numri i qytetarëve të shëruar gjatë së njëjtës kohë.
Me këtë rast numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 156 mijë e 936.
Përmirësime po shënohen çdo të e më shumë edhe te shifrat e rasteve aktive, të cilat kanë rënë në 632. /Insajderi.com