Në Kosovë numri i rasteve aktive me Coronavirus është ulur dukshëm, pasi në gjithë vendin janë vetëm 179 raste, shkruan Insajderi.
Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në ditën e premte pati vetëm nëntë raste pozitive me COVID-19 dhe nuk pati asnjë rast të vdekjes.
Ndërsa, numri i i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 105 mijë e 200 persona.
“Nga një mijë e 694 testime, nëntë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 200. Në total numri i rasteve aktive është 179”, është bërë e ditur në njoftim.
Edhe vaksinimi i qytetarëve të Kosovës ka filluar në masë të madhe. Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë shtatë mijë e 341 doza të vaksinës anti-COVID.
Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125 mijë e 882 doza të saj./Insajderi.com