Vetëm 2.78% e popullsisë së Kosovës është testuar për COVID-19

Vetëm 2.78% e popullsisë së Kosovës është testuar për COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë në vend, janë testuar 50 mijë e 683 raste të dyshuara për virusin Corona, njofton Insajderi.

Për rreth gjashtë muaj që kur është shfaqur pandemia COVID-19 në Kosovë, janë testuar vetëm 2.78% e popullsisë nga 1.8 milionë banorë, bazuar në regjistrimin e fundit në vitin 2012.

Nga 50 mijë e 683 raste të dyshimta, numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 13 mijë e 334 ku janë shëruar nëntë mijë e 473 prej tyre dhe janë regjistruar 516 vdekje ndërsa raste aktive vazhdojnë të mbesin edhe tre mijë e 345 raste.

Krahasuar me vendet fqinje, vetëm Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë shifra më të larta me raste të të infektuarve dhe me numër të vdekjeve.

Mali i Zi e ka numrin më të ulët me raste të konfirmuara me vetëm katër mijë e 777 raste pozitive dhe me vetëm 96 vdekje, ndërsa Shqipëria që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar nëntë mijë e 279 raste pozitive dhe 275 vdekje. /Insajderi.com