Vetëm 44 gra zënë ulëse në Kuvendin e Kosovës

Vetëm 44 gra zënë ulëse në Kuvendin e Kosovës

Legjislatura e tetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës e cila përbëhet nga gjithsej 120 deputetë, pritet të përfaqësohet nga 44 gra.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të enjten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, sipas të cilave janë 36.67 për qind politikane femra që kanë arritur të fitojnë votat e mjaftueshme për të zënë ulëse në Kuvend.

Më së shumti përfaqësuese gra në Kuvend, pritet që të ketë Lëvizja Vetëvendosje, e cila njëherësh ka fituar bindshëm në këto zgjedhje.

Ky subject politik do të përfaqësohet me 58 deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit, ndërkohë që 39.6 për qind janë gra në këtë listë fituese.

Kjo është lista me emrat e tyre, të ndara në subjekte politike me të cilët kanë garuar:

VV:

  1. VJOSA OSMANI
  2. DONIKA GËRVALLA-SCHWARZ
  3. VASFIJE BLAIR F
  4. MIMOZA KUSARI LILA
  5. SARANDA BOGUJEVCI
  6. ARBERIJE NAGAVCI
  7. LABINOTË DEMI MURTEZI
  8. SHQIPE MEHMETI SELIMI
  9. DRITA MILLAKU
  10. ARBËRESHË KRYEZIU HYSENI
  11. ARJETA FEJZA
  12. FJOLLA UJKANI
  13. JETMIRE VRENEZI
  14. ARIJETA REXHEPI
  15. ROZETA HAJDARI
  16. DOARSA KICA XHELILI
  17. ADRIANA MATOSHI
  18. FATMIRE KOLLÇAKU
  19. JETA STATOVCI
  20. TINKA KURTI
  21. FITORE PACOLLI DALIPI
  22. ARTA BAJRALIJA
  23. MIRLINDA SADIKU

PDK:

  1. ELIZA HOXHA
  2. GANIMETE MUSLIU
  3. BLERTA DELIU
  4. ARIANA MUSLIU SHOSHI
  5. ADELINA GRAINCA
  6. FLORETË ZEJNULLAHU

LDK

  1. HYKMETE BAJRAMI
  2. MARIGONA GECI
  3. VLORA DUMOSHI
  4. VALENTINA BUNJAKU-REXHEPI
  5. RREZARTA KRASNIQI

SRPSKA LISTA

  1. MILJANA NIKOLIĆ
  2. VERICA ĆERANIĆ
  3. JASMINA DEDIĆ

AAK

  1. TIME KADRIJAJ
  2. ALBENA RESHITAJ
  3. MELIZA HARADINAJ STUBLLA

KDTP

  1. FİDAN JILTA

RI

  1. HATIXHE ĐORĐEVIĆ

ADRIJANA HODŽIĆ – UZ-AH

  1. ADRIJANA HODŽIĆ

NDS

  1. EMILIJA REDŽEPI

Në legjislaturën e fundit ishin 39 deputete, pesë më pak se që do të jenë në legjislaturën e re./Insajderi.com