fbpx

Vetëm 6 maturantë shqiptarë përfundojnë shkollën e mesme në Medvegjë

Vetëm 6 maturantë shqiptarë përfundojnë shkollën e mesme në Medvegjë

Armend Sahiti, Rigon Mustafa, Leonit Dema, Ilire Murati, Rejonita Dalipi, Liridon Rama, janë gjashtë maturantët e vetëm shqiptarë që kanë përfunduar shkollën e mesme në Medvegjë.

Këta nxënës shqiptarë, ditë më parë kanë festuar mbrëmjen e maturës më bashkëmoshatarët e tyre serbë.

Megjithate, shkolla e mesme shqipe nuk ekziston në Medvegjë, porn ë kuadër të shkollës ekonimke “Nikolla Teslla”, ekziston një paralele e ndarë në gjuhën shqipe.

Aktualisht, vitin e tretë të shkollës së mesme, janë duke e ndjekur vetëm pesë nxënës shqiptarë, gjë që pritet që vitin e ardhshëm të e përfundojnë aty.