Vetëm dy gra kandidate për kryetare të komunave

Vetëm dy gra kandidate për kryetare të komunave

Thirrja që shoqëria civile i bëri partive politike për kandidimin e sa më shumë grave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, duket se ka marrë përgjigje negative nga ato.

Nga gjithsej 30 komuna të Kosovës, vetëm në dy komuna janë konfirmuar se do garoi nga një grua.

Mitrovica Jugore dhe Gjakova janë dy komunat ku do të garojnë dy gra: Valdete Idrizi do synojë të rimarrë pushtetin e humbur të PDK-së në Mitrovicë, ndërkaq Mimoza Kusari-Lila do synojë të rikonfirmojë lidershipin në Gjakovë.

Por, ky numër mund të rritet sonte, kur në orën 00:00 partitë politike do të zyrtarizojnë kandidatët e tyre në çdo komunë, raporton Insajderi.

Përveç PDK-së dhe Alternativës, partitë e tjera parlamentare nuk kanë njoftuar për asnjë kandidate grua që do të garojë në emër të VV-së, LDK-së, AKR-së, AAK-së dhe Nismës. /Insajderi.com