![“I vetëm e kam luftuar bandën e Haki Rugovës”](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/11/haki-1-730x440.jpg)
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për komunën e Istogut, Gani Dreshaj, ka thënë se i vetëm e ka luftuar bandën e Haki Rugovës, kryetari të deritashëm të kësaj komune.
Dreshaj, i cili ishte i ftuari i radhës së Fidan Jupollit në Gazetën Express, shprehet i bindur se do ta udhëheq këtë komunë.
Ai vazhdon ta quaj ende bastion të LDK-së, këtë komunë, duke iu referuar ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.
Thotë se nuk e ka ndërmend ta ndërrojë bastionin e kësaj komune, por vetëm ta rrëzojë kryetarin e tanishëm, Haki Rugovën.
“… dhe këtë klik të keqe që është krijuar në Istog”, shprehet tutje ai