Vetëm gjatë ditës së sotme tre persona mbyten duke u larë në bregdetin shqiptar

Vetëm gjatë ditës së sotme tre persona mbyten duke u larë në bregdetin shqiptar

Një turiste polake është mbytur sot në qytetin e Sarandës në rrethana ende të panjohura njofton policia. Sipas policisë turistja 52-vjeçare Noëorycka Peter Iëona u mbyt afër vendit të quajtur Çuka.

“Trupi i saj u dërgua në morg dhe pritet ti nënshtrohet ekspertizës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një tjetër person është gjetur i mbytur këtë të shtunë në Porto Romano të Durrësit. Ku një 62-vjeçari me inicialet M. M. qytetar i Durrësit ka vdekur derisa ishte duke u larë në det.

Gjithashtu mëngjesin e sotëm një 72-vjeçar u gjet i mbytur në plazhin e Currilave që dyshohet se vdekjeje është shkaktuar si pasojë e mbytjes në det.