Vetëm gjatë muajit të kaluar gjashtë pickime nga rriqrat në Malishevë

Vetëm gjatë muajit të kaluar gjashtë pickime nga rriqrat në Malishevë

Me ardhjen e stinës së pranverës, shtohet edhe rreziku nga pickimi i rriqrave nëpër disa komuna të vendit.

Më e prekura është ajo e Malishevës, ku vetëm gjatë muajit të kaluar janë lajmëruar 6 raste të tilla, raporton KTV.

Banorët nëpër fshatra të kësaj komune ndihen të rrezikuar. Ata ankohen se rriqrat nuk po zhduken nga spërkatjet që bëhen në zonë.

E në komunë thonë se janë përgatitur dhe kanë marrë masat e nevojshme për fushatat si masa mbrojtëse ndaj etheve hemorragjike.

Ndër komunat që konsiderohen të rrezikuara nga rriqrat janë komuna e Rahovecit, Suharekës, Pejës dhe e Prizrenit.

Por Malisheva është më e prekura, pasi si pasojë e prekjes nga ethet hemorragjike, të shkaktuara nga pickimi i rriqrave, kanë vdekur 12 persona.