Vetëm mediumi i Rrahim Pacollit ishte prezent gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, reagon AGK-ja

Vetëm mediumi i Rrahim Pacollit ishte prezent gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, reagon AGK-ja

Fakti që media e vetme prezente në nënshkrimin e marrëveshjes mes koalicionit PAN dhe AKR-së ishte portali “Arbëresh.info” që është në pronësi të Rrahim Pacollit, sekretarit organizativ të AKR-së, ka shtyrë Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës që të reagojë.

AGK-ja ka dënuar seleksionimin e mediave nga PAN-AKR me rastin e nënshkrimit të koalicionit, duke shprehur indinjatë të thellë me rastin e mosftimit të mediave gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit PAN – AKR.

AGK konsideron se në këtë aktivitet do të duhej të ftoheshin të gjitha mediat pa përjashtim.

“Veprimi i sotëm i koalicionit PAN – AKR ka për qëllim ikjen e personaliteteve të caktuara politike nga mediat dhe gazetarët. Poashtu me këtë veprim, koalicioni në fjalë ka pasur për qëllim që diktojë raportimin e mediave për këtë marrëveshje që paraqet interes të jashtëzakonshëm për opinionin publik”, thuhet në reagimin e tyre.

AGK kërkon angazhim më të madh të subjekteve politike, sidomos atyre që mëtojnë ardhjen në pushtet që të jenë të gatshme të ballafaqohen dhe bashkëpunojnë me gazetarët./Insajderi.com

AGK dënon seleksionimin e mediave nga PAN-AKR me rastin e nënshkrimit të koalicionitAsociacioni i Gazetarëve të…

Posted by Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK on Monday, 4 September 2017