
Pesë nga 22 pacientët të cilët po trajtohet për Coronavirus në Spitalin e Pejës, janë në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në raportin ditor të këtij spitali rajonal, ku tutje thuhet se 10 pacientë janë në oksigjeno terapi.
“Aktualisht po trajtohen 22 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 10 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga spitali.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 248 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. /Insajderi.com