Vetëm një parti politike aplikon për certifikim për zgjedhjet lokale

Vetëm një parti politike aplikon për certifikim për zgjedhjet lokale

Deri në orën 14, vetëm një parti politike ka aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin Valmir Elezi, zëdhënës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ai ka thënë se deri në atë kohë, për certifikim kanë aplikuar 31 subjekte politike, prej tyre një parti politike, 20 nisma qytetarë dhe 14 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për asamble komunale.

Partitë politike ende nuk kanë bërë publike emrat e kandidatëve që do të garojnë nëpër komunat e vendit. Afati për aplikim për t’u certifikuar është deri në orën 24./Insajderi.com