Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 në Shqipëri

Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri njofton se, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë dhe është konfirmuar vetëm një rast i ri me Coronavirus, transmeton Insajderi.

Ky rast është mostra e vetme që ka rezultuar pozitive nga një mijë e 960 sosh sa janë testuar gjithsej brenda këtij intervali kohor.

Aktualisht në Shqipëri janë 87 pacientë të prekur me COVID-19, dy prej tyre po marrin trajtim spitalor të specializuar, njëri në terapi intensive.

Me 14 qytetarët që janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 129 mijë e 955./Insajderi.com