Vetëm pas pak – Mbrëmja Gala e edicionit të 8 të Albanian ICT Awards

Vetëm pas pak – Mbrëmja Gala e edicionit të 8 të Albanian ICT Awards

Pas pak fillon Mbrëmja Gala e garës mbarëshqiptare në teknologji, Albanian ICT Awards.

Nata e ndarjes së çmimeve do të përmbyllë edicionin e saj të 8-të sonte, më 10 Korrik 2020, në ora 19:00.

Në mbrëmje do të marrin pjesë organizatorët, juria dhe finalistët.

Ndërsa të gjitha ata që duan të ndjejnë emocionet e ceremonisë së ndarjes së çmimeve sikur çdo vit tjetër do të kenë mundësi ta ndjekin virtualisht.

Për t’u regjistruar në listën e të ftuarve virtualë të Mbrëmje Gala ju ftojmë që të plotësoni formularin me të dhënat përkatëse në këtë lidhje.

Mbrëmja Gala e edicionit të 8-të të Albanian ICT Awards vjen pas një pritjeje të gjatë prej më se pesë muajsh dhe organizohet duke respektuar çdo masë të ndërmarrë nga autoritetet në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19./Insajderi.com