Ministria e Shëndetësisë ka bërë kategorizimin e ri të komunave sipas zonave, bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100 mijë banorë, njofton Insajderi.
Në “zonën e kuqe” kanë mbetur edhe dy komuna: Prishtina dhe Fushë-Kosova.
Në këto komuna, lëvizja e qytetarëve është e lejuar deri në orën 21:30, ndërsa ndërprerja e lëvizjes zgjat deri në 05:00.
Në “zonën e verdhë” janë 19 komuna: Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani dhe Gjilani të cilat këtë javë kanë kaluar nga zona e kuqe në të verdhë dhe komunat Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Shtimja, Prizreni, Peja, Gjakova, Graçanica, Kamenica dhe Ferizaj.
Ndërkaq, në “zonën e gjelbër” janë 17 komuna: Deçani, Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaji, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu dhe Shtërpca.
Në këto komuna, operatorët ekonomikë e kanë të lejuar operimin deri në orën 22:00, ndërsa pas saj shërbimin me vete. Po ashtu nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve.
Shpjegim:
Në “zonën e kuqe” bëjnë pjesë komunat me mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.
Në “zonën e verdhë” komunat me 76-150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.
Dhe në “zonën e gjelbërt” komunat deri në 75 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh./Insajderi.com