Përkundër situatës së rëndë me pandeminë COVID-19 në Kosovë, ku janë marrë disa masa kufizuese për të parandaluar përhapjen e virusit, megjithatë një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve janë nisur për t’i kaluar festat e fundvitit në Kosovë, njofton Insajderi.
Vetëm gjatë ditës së sotme, 41 fluturime do të realizohen nga Zvicra dhe Gjermania drejt Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Kryeshefi i Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” për Kosovë, Petrit Selimi.
“Sfida e jashtëzakonshme e pandemisë – turizmi i diasporës. 26 fluturime nga Zvicra vetëm sot për të arritur në Aeroportin e Prishtinës. 15 fluturime të tjera nga Gjermania”.
“Ditëve në vijim: dhjetëra mijëra njerëz tjerë do të arrijnë në aeroportet e Shkupit ose Tiranës ose përmes veturave e autobusëve”, ka shkruar Selimi në llogarinë e tij në Tëitter./Insajderi.com
The extraordinary pandemic challenge: diaspora tourism. 26 flights from #Switzerland only TODAY, to land in #Prishtina airport. Another 15 flights from Germany. In the following days: Tens of thousands more will be arriving in Skopje or Tirana airports, or driving cars or bus. pic.twitter.com/kIo6cmB9yG
— Petrit Selimi (@Petrit) December 19, 2020