Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria ka regjistruar vetëm tri raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa nuk është raportuar për viktima, njofton Insajderi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer dy mijë e 706 testime.

Aktualisht në Shqipëri janë 76 pacientë aktivë me COVID-19.

Trajtim spitalor të specializuar po marrin dy pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive./Insajderi.com