Edhe pse u lajmërua se mbi 200 veteranë do të protestojnë sot në sheshin “Skënderbeu”, aty u mblodhën vetëm dhjetëra prej tyre.
Ata kërkuan nga qeveria e Kosovës pensionet e tyre, të cilat janë ndaluar që nga gushti për shkak të mos shqyrtimit të buxhetit të Kosovës.
Kjo protestë nuk është përkrahur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Teksa nga organizatorët e kësaj proteste e akuzuan kryetarin e OVL-së që ka shitur certifikatën e veteranit.
Valentina Haliti njëra ndër organizatorët e kësaj proteste tha se “ne ju tregojmë udhëheqësve te qeverisë se ne jemi veteranë të vërtet dhe nuk jemi pjese e ndonjë organizate”, shkruan Insajderi.
Ajo ka vazhduar akuzat e saj duke thënë se statusi i veteranit është shitur me një shumë prej 3 mijë euro.
“Hysni Gucati shiti certifikatën e veteranit me një shumë prej 3 mijë euro, tash e 10 vjet invalidët nuk kanë marr pagën e tyre, a nuk ju vjen turbë çfarë keni bërë me veteranë, a nuk ju mbren ndërgjegjja”, është shprehur Haliti.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati nuk ka përkrahur këtë protest.
Në një deklarat Bucati është shprehur se “këtë e kanë organizuar ata që ju ka njohur statusi i invalidëve të luftës, mirëpo nuk kanë ardhur në komision, këta nuk kanë ardhur as prej këshillit të veteranëve, janë individ të caktum”, ka thënë Gucati.
Madje, Gucati ka thënë se krejt kjo protestë nuk po bëhet shkaku i pagave dhe nuk e gëzon mbështetjen e Organizatës së Veteranëve. /Insajderi.com