Veteranët e Dukagjinit: Nëse territori ynë rrezikohet ne luftojmë përsëri

Veteranët e Dukagjinit: Nëse territori ynë rrezikohet ne luftojmë përsëri

Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të rajonit të Dukagjinit kanë protestuar sot para Pallatit të Drejtësisë.

Kjo protestë sipas organizatorëve që ka qenë OVL e UÇK-së, thuhet se është mbajtur kundër padrejtësisë që po i bëhet luftës së shenjtë të UÇK-së.

Ata i kanë dhënë ultimatum Prokurorisë deri më 8 tetor që të hedh poshtë aktakuzën ndaj tyre, në të kundërtën paralajmërojnë protesta jo paqësore.

Vlerësojnë se kjo është një padrejtësi e radhës që po u bëhet dhe thonë se po përjetojnë persekutim nga institucionet e drejtësisë.

Luftëtarët thonë se shteti për të cilin dhanë gjithçka po i ofendon para familjes.

“Nëse territori ynë rrezikohet Kosovë ne do të luftojmë prapë për ty. Faleminderit Kosovë”, deklarojnë ata.

Duke kërkuar që të miratohet Ligji për Vlerat e Luftës dhe të ndryshohet Ligji për veteranët, ata kërkojnë reflektim nga institucionet në të kundërtën u thonë se do pendohen.

Ndërsa, u kanë bërë thirrje luftërave që të mos u përgjigjen thirrjeve të prokurorisë, ngase sipas tyre, akuzat janë të rreme.