Veteranët e luftës kundër vazhdimit të mandatit për Specialen, së shpejti me peticion

Veteranët e luftës kundër vazhdimit të mandatit për Specialen, së shpejti me peticion

Kryetari i Komunës së Rahovecit, njëherësh edhe ish-luftëtar i UÇK-së, Smajl Latifi, ka kërkuar që Gjykata Speciale në Hagë të shpërbëhet.

Duke e quajtur atë “Padrejtësi të shekullit dhe gjykatë një etnike”, Latifi ka thënë se Specialja nuk duhet të ekzistojë fare.

Ai tutje shton se zhvendosja e adresës së krimit nga Beogradi në Prishtinë, është e padrejtë, e papranueshme dhe raciste.

“Unë jam i interesuar të shpërbëhet, është interes që Gjykata speciale të mos ekzistojë fare, e gjykatë speciale nëse duhet të ekzistojë duhet t’i bëhet Serbisë zyrtare sepse aty është një burim i pa shtershëm i krimit…Adresa e krimit nuk është në Republikën e Kosovës, nuk mund të gjendet te ushtarët e Kosovës, as te Thaçi as te Veseli dhe as te një pjesëtar i UÇK-së….Këto aktakuza i konsiderojmë të dëmshme të nxitura nga qarqet armiqësore të Kosovës dhe që kanë për qëllim me kriju një far baraspeshe për me vendos gurë baraspeshë midis luftës çlirimtare dhe mbrojtëse nga UÇK, e që ka paguar çmim edhe UÇK edhe populli i Kosovës, për t’i mbrojtur vlerat e tij, jetën e tije në trojet e veta…Të ngritën aktakuza ndaj njerëzve që ia kanë kthyer gjoksin furtunës dhe kanë luftuar të keqën, sot Thaçi aktakuzë apo Veseli, dje luftëtarë tjerë nesër kush e di kush, po të tentohet të zhvendoset adresa e krimit prej Beogradit në Prishtinë është e pa drejtë diskriminuese, raciste dhe pa pranueshme për ne ”, thotë ai.

Për këtë nuk pajtohet as dega e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Rahovec, Vajdin Berisha, thotë për KP se janë duke organizuar një peticion për të kundërshtuar vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale.

“Organizata e veteranëve me kohë i ka komentuar dhe kundërshtuar ato edhe ditën kur është votuar Gjykata speciale në parlamentin e Kosovës ne kemi qenë në protestë para parlamentin. Këto janë të padrejta Gjykata e Hagës është raciste e një anshme, ky mendim është i të gjithë veteranëve…Jemi në përgatitje e sipër me e bë edhe një peticion për mos me ia vazhdu mandatin”, thotë ai. /Insajderi.com/