Veteranët në ora 12:00 protestojnë para qeverisë

Veteranët në ora 12:00 protestojnë para qeverisë

 

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UCK-së Xhevdet Qeriqi ka paralajmëruar se do të dalin në protestë për siç ka thënë ai për padrejtësitë që u janë bërë familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të tjera të luftës së UÇK-së nga ana e Ministrisë të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ai thotë se veteranët, nuk do të tolerojnë më të nëpërkëmbet dinjiteti i tyre.

“Ne për dy ditë kemi pasur takime me përfaqësues të kësaj Ministrie, ku kemi kërkuar shfuqizimin e vendimit të fundit të marrë nga ana e tyre, por që nuk kemi arritur një zgjidhje. Po ashtu vonesat e padrejta të pensioneve për veteranët e luftës na kanë shtyrë ta marrim këtë vendim. “Ju bëj thirrje të gjithëve që jeni të pakënaqur me këto padrejtësi që t’i bashkëngjiteni protestës”, ka shkruar Qeriqi në paralajmërimin e tij në Facebook.