Veteranët nesër protestojnë

Veteranët nesër protestojnë

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi, ka njoftuar se të premten do të mbajnë protestë para qeverisë së Kosovës për shkak të siç kanë thënë ata kushtëzimit të pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe kategorive të tjera të luftës.

Qeriqi përmes një statusi në Facebook ka thënë se nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale përgjatë dy ditëve sa kanë pasur takime me ta, prandaj detyrohen të dalin në protestë.

“Kjo protestë vjen pa dëshirën tonë, por që kjo po na imponohet nga vet qeveria. Kërkesa e madhe e shumë familjeve të dëshmorëve dhe e kategorive të tjera na ka shtyrë që ta marrim vendimin për protestë”, ka shkruar Qeriqi në llogarinë e tij në Facebook.

Protesta do të mbahet para ndërtesës së qeverisë me fillim nga ora 12:00. /Insajderi.com