Veteranët protestojnë në Ditën e Çlirimit

Veteranët protestojnë në Ditën e Çlirimit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar pranë objektit të Qeverisë në Sheshin “Skënderbeu”, për shkak të padrejtësisë që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së, duke u mbajtur në Gjykatën Speciale.

“Protesta është organizuar për shkak të fyerjeve ndaj UÇK-së, madje edhe nga ministra të kësaj qeverie dhe për mbajtjen e padrejtë të ish-krerëve tonë në Hagë”, ka thënë Ushtruesi i detyrës të kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

“Në kohët më të vështira të shqiptarëve, kanë qenë luftëtarët që kanë dal ballë. Lufta dhe angazhimi të UÇK-së është vetëm një pjesë e realizimit të qëllimeve të UÇK-së”, deklaroi Klinaku.

Ai më pas ka emëruar institucionet që në vazhdimësi, siç tha ai, kanë gjykuar vetëm shqiptarët.

“UNMIK akuzoj dhe gjykojë vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët. Në këtë përvjetor themeluesit gjenden prapa grilave në Hagë, pasi gjykohet lufta jonë dhe jo ndaj krimeve të Serbisë. Ky aktivitet u organizua për njerëz që nuk ia dinë vlerat lirisë, ndër ta edhe ministrat e Qeverisë”, deklaroi ai në fjalën e tij para protestuesve dhe mediave.