Veteranët do të protestojnë për Haradinajn

Veteranët do të protestojnë për Haradinajn

Organizatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, do të organizojnë protestë gjithë popullore në mbështetje të  kreut të AAK-së dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Në komunikatën e dërguar  thuhet se Organizata e dalur nga Lufta e UÇK-së ka bërë thirrje që të shtunën me 21 janar, të dalin në protestë të gjithë pa dallim partie a shoqate.

Protesta u paralajmërua që të mbahet nga ora 13:oo, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Ramush Haradinaj është ndaluar më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një fletë-arresti të Serbisë, derisa në seancën gjyqësore të mbajtur në Kolmar të Francës, Haradinaj është liruar me kusht.