Veterani i UÇK-së ndalohet nga policia turke – Serbia ka dërguar emirin e tij në Interpol

Veterani i UÇK-së ndalohet nga policia turke – Serbia ka dërguar emirin e tij në Interpol

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Imri Ilazi, është ndaluar nga Policia turke në Aeroportin e Antalisë, pasi shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe ish pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i organizatës së veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka shtuar se nga burimet që kanë marrë, Serbia këto ditë ka bërë një listë re me emra të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Ju bëjmë apel të gjithë bashkëluftëtarëve që këto ditë mos të dalin nga shtetet tjera. Shteti turk duhet të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com

 

Veterani i UÇK- së Gjeneral Imri Ilazi sot eshte ndaluar nga Policia Turke ne Airoportin e Antalis qe shteti serb ka…

Posted by Hysni Gucati on Friday, August 7, 2020