Një Veteran Luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili ka marrë një certifikatë për këtë ka marrë së fundmi shumë telefonata.
Certifikata e tij është hedhur në platformën online të shitjeve dhe blerjeve “merrjep” . Certefikata është në emër të Zeqë N Lokaj dhe çmimi është vënë 2 mijë euro.
Qyteti ku është vendosur kjo shitje është në Deçan ndërsa kategoria është “Makina Bujqësore” me një mbishkrim të shkurtër.
“S’ke nevojë te punosh punon shteti për ty”, thuhet në përshkrim. Kanë lënë edhe një numër kontaktues.
Insajderi ka kontaktuar me personin në fjalë dhe ai është prezantuar si Zeqë Lokaj. Por ai është çuditur kur është pyetur nëse e ka shitur ende certifikatën.
“Jo more nuk e kam qit në shitje”, ka thënë ai. “Unë jam veteran por nuk e kam qitë në shitje”, ka shtuar ai.
Lokaj ka thënë se do të shikojë se kush e ka hedhur certifikatën e tij në shitje dhe se do të lajmëroj Policinë për këtë gjë.
Përndryshe lista e Veteranëve të luftës që doli me 60 mijë pjesëtarë nga kategori të ndryshme ku pjesë e së cilës ishin 17 mijë luftëtarë, është duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit me dyshimet se janë bërë fryrje të tyre. /Insajderi.com