Është mbajtur sot kuvendi i Odës së Veterinarëve të Kosovës, ku janë zgjedhur, kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e kryesisë.
Me shumicë votash besimin për të udhëhequr me OVK-në, e mori Arben Sinani, ndërsa nënkryetar u zgjodh Arsim Ademi.
“Zotohem para jush se, do të përpiqem që të bëjë më të mirën e mundshme, por së bashku me ju”, tha Sinani, njëherësh duke falënderuar delegatët për besimin e dhënë.
Edhe kryetari i deritanishëm, Xhevdet Godeni, uroi Arbenin për zgjedhjen dhe i premtoi mbështetje të paraezervë.