Vetëvendosja ma pamundësoi raportimin, ankohet Veliu

Vetëvendosja ma pamundësoi raportimin, ankohet Veliu

Ministri i Punëve të Brendshme nuk ka raportuar në komisionin parlamentar ashtu siç ishte paraparë dhe për këtë po e bën fajtore Lëvizjen Vetëvendosje.

Pas dështimit të raportimit para Komisionit për Çështje të Sigurisë Veliu tha se ajo çfarë ndodhi aty ishte tendencioze.

“Mua mu duk tendencioze nga ana e LVV-së. Ata prej fillimit, filluan për çështje që nuk janë të rëndësishme të diskutohen. Unë me kohë i kam informuar komisionin se koha ime është e limituar për shkak të mbledhjes së qeverisë”, ka thënë Veliu.

“Ata e kanë pasur mundësinë kjo ka ndodhur para dy ditësh, që të vendosin a ta mbajnë mbledhjen apo ta caktojnë një datë tjetër. Nuk me kanë informuar asgjë, unë kam ardhur i gatshëm që të raportojë. Mirëpo këtu u pa tendenca që të pamundësohet raportimi sot”./Insajderi.com