Vetëvendosja “modeste”, ja sa ka harxhuar për zgjedhjet e vjeshtës

Vetëvendosja “modeste”, ja sa ka harxhuar për zgjedhjet e vjeshtës

Komisioni Qendror Zgjedhor sot ka publikuar raportin financiar se sa kanë harxhuar partitë politike për fushatën e zgjedhore.

Lëvizja e Albin Kurtit, e cila doli e para në zgjedhje – ka harxhuar rreth gjysmë milion euro për fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan Insajderi.

Vetëvendosje në të kaluarën kishte shpenzuar shumë më pak për fushatë. Më 2017, në zgjedhjet e qershorit kjo parti kishte shpenzuar rreth 359 mijë euro.

Lëvizja Vetëvendosje nga zgjedhjet e fundit parlamentare ka fituar 29 deputetë./Insajderi.com