“Vetëvendosja s’ka kapacitete menaxhuese”, thonë nga PDK-ja në Prizren

Mytaher Haskuka e quajti PDK-në një “histori e hidhur e të kaluarës”, por nga kjo parti pohojnë se “kjo qasje se si qeveriset në Prizren, kryesisht bazohen në reklama e ankesa dhe gjithmonë në kërkim të fajit diku tjetër, e asnjëherë tek vetvetja”.

“Vetëvendosja s’ka kapacitete menaxhuese”, thonë nga PDK-ja në Prizren

Mytaher Haskuka, në një intervistë dhënë Gazetës Online Insajderi, tha se ka ambicie edhe për një mandat të dytë në krye të Prizrenit, por nga Partia Demokratike e Kosovës po thonë se ai s’ka treguar se ka kapacitet për të udhëhequr madje as këtë mandat.

Prizreni është radhitur në vendin e 10-të në nivel vendi, sa i përket performancës për shërbimet administrative, duke mos arritur të përfitojë nga granti për përformancë komunale, prandaj PDK-ja e kritikon veçanërisht kryetarin Haskuka.

Kreu i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, në një konferencë për media tha se qeverisja e VV-së po dëshmon se “përveç mungesës së kapaciteteve menaxhuese dhe resurseve humane, problem mund të ketë edhe ideologjinë dhe mungesën e një koncepti të avancuar”.

Haskuka në intervistën e tij e quajti PDK-në një “histori e hidhur e të kaluarës”, por nga kjo parti pohojnë se “kjo qasje se si qeveriset në Prizren, kryesisht bazohen në reklama e ankesa dhe gjithmonë në kërkim të fajit diku tjetër, e asnjëherë tek vetvetja”.

“Qyteti i Prizrenit në vazhdimësi po ballafaqohet me pasoja të kësaj filozofie dhe mënyre të qeverisjes, ku asgjë nuk respektohet, përfshirë këtu edhe partnerët e koalicionit që e sollën në pushtet VV-në. Radhitja e Komunave bazuar në matje të performancës sipas kritereve, janë argumente që e mbështesin këtë pohim e që Komuna e Prizrenit ka dalur shumë keq”, tha Totaj në konferencë për media./Insajderi.com