fbpx

Vetëvendosja thërret protestë më 29 shtator 

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar të githë qytetarët për protestë më 29 shtator në Prishtinë, me fillim nga ora 14:00.

Këtë e ka thënë kryetari i VV-së, Albin Kurti gjatë një konference për media.

Ai ka thënë se një popull mund ta ndalë një njeri, duke aluduar në Thaçin, shkruan Insajderi.

“Kjo aventurë personale duhet të ndalet, dhe duhet ndaluara. Ai tani shënon mbështetjen më të ulët qytetare në Kosovë në gjithë karrierën e tij politik.e Ai ska legjitimitet dhe as kredibilitet. Edhe gjendja socio-ekonomike në Kosovë është e rëndë për shkak të zhvillimit të progresit, dhe teprisë së korrupsionit. Nga skandalet e kryeministrit dhe kabinetit e tij na nxjerrin veq se zgjedhjet e reja parlamentare”, ka thënë Kurti.

Ai tha se protesta e VV-së do të jetë e qetë.

“Më 29 shtator VV-ja thërret protestë paqësore në Prishtinë. 14:00 është ora, Prishtina është vendi, protesta është ngjarja”, ka theksuar Albin Kurti. /Insajderi.com