Vetëvendosje: 100 ditë dështim për Qeverinë Hoti

Vetëvendosje: 100 ditë dështim për Qeverinë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje e ka kritikuar qeverinë Hoti për 100 ditët e para të qeverisjes, njofton Insajderi.

Në komunikatën e VV-së për media, thuhet se fillimisht me shkarkimin e Qeverisë Kurti dhe krijimin e qeverisë jo legjitime të Avdullah Hotit u bë një kapërcim i madh përpos keqmenaxhimit të vendit në të gjitha dimensionet, vendi u hap edhe ndaj Serbisë.

Sipas, VV-së, kjo qeveri keqmenaxhoi pandeminë, dështoi në politikën e jashtme dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Në fund në këtë komunikatë thuhet se këto 100 ditë të qeverisë Hoti janë “100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme”./Insajderi.com

Nga qeverisja e mirë legjitime që luftonte krimin e korrupsionin, menaxhonte mirë me pandeminë dhe e nisi çkapjen e…

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Sonntag, 13. September 2020