Vetëvendosje akuzon Shpend Ahmetin për gjendjen në ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve”

Vetëvendosje akuzon Shpend Ahmetin për gjendjen në ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve”

Eman Rrahmani, asamblist në Komunës e Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar Kryetarin e Komunës, Shpend Ahmetin për gjendjen e krijuar në ndërmarrjen komunale, “Stacioni Autobusëve”.

“Të gjeturat e auditorit për ndërmarrjen komunale stacioni i autobusëve i vërtetojnë ankesat me të cilat qysh nga fillimi e kemi njoftuar kryetarin e komunës. Kjo gjendje është tentuar të fshihet për shkak të koalicioneve të brendshme të Shpend Ahmetit me partnere të tjerë të koalicioneve. Vitin e kaluar kemi një humbje prej më shumë se 200 mijë euro. E njëjta gjendje është edhe në trafikun urban. Është gjetur një arkë fallco e cila lëshon kupon fiskal dhe të hyrat nuk duhet se ku shkojnë. Administrata tatimore e ka gjobitur me një mijë euro trafikun urban”, tha ai.

Sipas tij, përkundër të gjitha këtyre problemeve deri tani është mbajtur vetëm një takim formal me aksionarët.

Ndërsa deputeti nga kjo parti,Valon Ramadani tha se bordi i ndërmarrje stacioni i autobusëve ka shpenzuar buxhetin e ndërmarrjes.

“Përfaqësuesit e bordit ndërmarrjes stacioni i autobusëve kanë dështuar t’i përmbushin rekomandimet e auditorit të përgjithshëm. Bordi ka shpenzuar më shumë se që ka pasur të hyra financiare”,tha ai.

Ramadani i ka konsideruar pa kurrfarë baze ligjore shumat prej 10 centëve që paguajnë qytetarët në stacionin e autobusëve.