Vetëvendosje: Astrit Dehari vdiq dhunshëm në duart e shtetit

Vetëvendosje: Astrit Dehari vdiq dhunshëm në duart e shtetit

Nesër bëhen 1 vit nga dita kur Astrit Dehari, ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërroi jetë në burg.

Vetëvendosje kërkon nga institucionet llogari ligjore, profesionale dhe morale për këtë rast duke fajësuar disa nga zyrtarët shtetërore që janë marr me këtë rast.

“Një sërë deklaratash, veprimesh dhe vendimesh të pabaza e kundërthënëse të zyrtarëve shtetëror i paraprinë (para)burgosjes dhe rrethanave të vdekjes së tij. Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ende llogari ligjore, profesionale dhe morale. Edhe sot, një vjet më vonë, kërkojmë përgjegjësi institucionale.Duam drejtësi, për Astritin. Për një shoqëri të lirë dhe të drejtë”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes.

Për ta kujtuar Astrit Deharin, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar marsh protestues, në njëvjetorin e vdekjes së tij, njofton Klan Kosova.

“Të dielën, ju ftojmë të marshojmë dhe protestojmë bashkërisht për t’i bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha autoriteteve shtetërore që të marrin urgjentisht përgjegjësitë e tyre për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit”, thuhej në njoftimin e Vetëvendosjes.