Nënkryetarja e Parlamentit të Kosovës, e cila njëherësh është edhe nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka ftuar deputetët që të nënshkruajnë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë me në krye Avdullah Hotin, njofton Insajderi.
Sipas Nagavcit, koha është për veprime konkrete dhe të shpejta, jo për deklarata të paqëndrueshme dhe kalkulime partiake.
Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se janë të shumta argumentet që e dëshmojnë se kjo qeveri është e papërgjegjshme dhe e paaftë.
“Hipokrizi është të deklarosh diçka e të veprosh diçka tjetër”, ka thënë Nagavci në një deklaratë.
Ajo tutje ka njoftuar se grupi parlamentar i Lëvizjes ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.
“Janë të shumta argumentet që e dëshmojnë se kjo qeveri është e papërgjegjshme dhe e paaftë. Vendit i duhen institucione të legjitimuara, me udhëheqës të ndershëm, të besueshëm e profesionist. Partitë dhe përfaqësuesit e tyre që bëjnë kritika për keqqeverisje dhe keqmenaxhim të Qeverisë Hoti, i ftojmë të nënshkruajnë kërkesën për mocion dhe pastaj ta votojnë atë”, ka shkruar ajo. /Insajderi.com/
Hipokrizi ështe të deklarosh diçka e të veprosh diçka tjetër.
Grupi parlamentar i Lëvizjes ka filluar mledhjen e…
Posted by Arbërie Nagavci on Tuesday, August 11, 2020