Vetëvendosje beson se Bulliqi fiton pa balotazh

Vetëvendosje beson se Bulliqi fiton pa balotazh

Lëvizja Vetëvendosje beson se Shpejtim Bulliqi do t’i fitojë zgjedhjet e 29 nëntorit, madje pa balotazh.

Përmes një konferencë për media, subjekti politik që drejtohet nga Albin Kurti, ka shpalosur një sondazh nga UBC Consulting.

Sipas sondazhit, Vetëvendosje fiton 46.8 të votave në Podujevë, njofton Insajderi.

Besnik Bislimi, ka shkuar përtej këtij parashikimi. Pretendon fitore pa balotazh në votimet e kësaj të diele.

“Ne besojmë se situata sot është dukshëm më e mirë si rezultat i angazhimit maksimal të profesorit Bulliqi. Ne besojmë shumë se rezultati do të zgjidhet më 29 nëntor”, tha Bislimi

Lidhja Demokratike e Kosovës me Nexhmi Rudarin, Lëvizja Vetëvendosje me Shpejtim Bulliqin e Partia Demokratike e Kosovës me Naim Fetahun përballen për ta marrë karriken e të parit të Podujvës deri në fund të vitit 2021. /Insajderi.com