Vetëvendosje: Bojkotuam seancën e Pavarësisë se nuk duam t’i dëgjojmë gënjeshtrat e Thaçit

Vetëvendosje: Bojkotuam seancën e Pavarësisë se nuk duam t’i dëgjojmë gënjeshtrat e Thaçit

Lëvizje Vetëvendosje e cila bojkotojë pjesërisht seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për përvjetorin e 9 të pavarësisë e kanë bojkotuar atë për shkak se nuk kanë qenë të interesuar siç i kanë  quajtur ata të dëgjojnë gënjeshtra e Hashim Thaçit, ndërsa edhe deputet që morrin pjesë ata e lëshuan sallën gjatë fjalimit të Thaçit, raporton Insajderi.com

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Shkodran Hoti, tha se arsyeja e bojkotit është që deputet e Vetëvendosjes nuk kanë dashur të dëgjojnë gënjeshtrat e Thaçit.

“Kane marre pjese disa deputete tanë, përveç gjate kohës kur ka folur Hashim Thaçi,  te cilit s’jemi te interesuar te ia dëgjojmë gënjeshtrat”, ka thënë Hoti.

Në seancën solemne të organizuar nga Kuvendi i Kosovës, morrin pjesë krerët më të lartë të vendit të Kosovës, në mesin e tyre edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili u bë shkak që disa nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të mos jenë prezentë fare, ndërsa edhe ata që ishin dolën jashtë gjatë fjalimit të Thaçit./Insajderi.com