Vetëvendosje dhe LDK paralajmërojnë intensifikimin e takimeve

Vetëvendosje dhe LDK paralajmërojnë intensifikimin e takimeve

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të intensifikohen takimet dhe bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës për harmonizimin e programeve politike.

Përmes një komunikate për media, Vetëvendosje ka thënë se Dardan Sejdiu i kësaj partie dhe Avdullah Hoti nga LDK janë ngarkuar për trajtimin dhe hamornizimin e programeve.

Ndërsa sa i përket takimit të sotëm në mes Albin Kurtit me Lufti Hazirin e LDK-së, VV ka thënë se ata kanë diskutuar për situatën e përgjithshme politike në Kosovë dhe për bllokimin institucional të shkaktuar nga PAN-i.

Dje në seancën konstituive, kryetari i PDK-së, Kadri Veseil, që është prijës i koalicionit PAN, ka thënë se do të jetë i gatshëm t’ia jap të drejtën VV-së të qeverisë me vendin nëse i siguronjë 61 votat e mjaftueshme.