“Vetëvendosje dhe Lista Serbe janë parti antikushtetuese”

“Vetëvendosje dhe Lista Serbe janë parti antikushtetuese”

Daniel Serwer, eksperti amerikan për Ballkanin, ka deklaruar sot se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe janë parti antikushtetuese në Kosovë.

Ai këto deklarata i bëri në vizitën e tij në Kosovë gjatë diskutimit të organizuar nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave me temën “Ballkani, BE-ja dhe SHBA-të: A mund të sinkronizohen përsëri?

Serwer, gjithashtu tha se Presidenti Donald Trump, pavarësisht se gruan e ka sllovene, ai asnjë moment nuk e ka kaluar në Ballkan.

“Megjithatë , ka njerëz në Administratën e Trump sikur zv. Presidenti Mike Pence, që e ka bërë të qartë se amerikanët e duan shtetin e Kosovës me sovranitet të plotë”.

“Kosova duhet ta ruajë dhe sigurojë sovranitetin e saj territorial me çdo çmim, dhe për këtë duhet të keni afërsi me shtetet mike që janë fuqi të mëdha”, tha Serwer.