Vetëvendosje dhe Nisma bojkotojnë fjalimin e Thaçit

Vetëvendosje dhe Nisma bojkotojnë fjalimin e Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën kanë bojkotuar fjalimin e Presidentit të vendit, Hashim Thaçi në konferencën “Lansimi i programit të Fondacionit Westminister për Demokraci në Kosovë”.

Mirëpo, pavarësisht kësaj presidenti Thaçi gjatë fjalimi të tij ka thënë se partitë politike në Kosovë kanë një bashkëpunim sepse sipas tij vendin po e presin vendime të mëdha siç është çështja  e Demarkacionit transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri dhe Asociacionit, njofton Klan Kosova.

Dy partitë opozitare janë pajtuar me iniciativën e Thaçit për krijimin e ushtrisë ditë javë më parë, pajtim ky që është ndër të rrallët mes partive opozitare me Thaçin./Insajderi.com