Vetëvendosje: Do të shqyrtohet lokacioni i ambasadës së Kosovës në Izrael

Vetëvendosje: Do të shqyrtohet lokacioni i ambasadës së Kosovës në Izrael

Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti, i ka thënë ambasadorit turk në Kosovë, Çağri Sakar se “Qeveria e tij”, do ta shqyrtojë lokacionin e ambasadës në Izrael.

Kështu njoftoi Lëvizja Vetëvendosje teksa publikoi fotografitë e takimit të Kurtit, Fitore Pacollit, Valë Gjonbalaj me ambasadorin turk në Kosovë.

Kurti theksoi se janë shumë të rëndësishme raportet e Kosovës me Turqinë dhe gjithashtu me Izraelin.

“Rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”, thuhet në kumtesë.

Lideri i LVV-së, falënderoi ambasadorin turk për letrën e urimit të dërguar nga presidenti, Recep Taip Erdogan, në të cilën lideri turk i gëzohet faktit se “Qeveria e Vetëvendosjes”, do ta shqyrtojë lokacionin e ambasadës së Kosovës në Izrael.

Ish-kryeministri, përpos çështjes së ambasadës tha se do të fokusohen edhe në rritjen e bashkëpunimit me Turqinë.

“Do të fokusohemi në shtimin e marrëdhënieve tona bilaterale, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik”, vazhdon deklarata. /Insajderi.com

 

Sot, Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli dhe asistenten ekzekutive,…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Monday, 1 March 2021