Vetëvendosje dorëzon kallëzim penal për vendimin e qeverisë për rritje të pagave

Vetëvendosje dorëzon kallëzim penal për vendimin e qeverisë për rritje të pagave

Deputetja Albulena Haxhiu në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, ka dorëzuar kallëzim penal për vendimin e rritjes së pagave nga Qeveria.

Haxhiu pas dorëzimit të kallëzimit penal tha se ky vendim është skandaloz dhe i kundërligjshëm.

“Askush nuk ka te drejtë të marr vendim nga i cili përfiton financiarisht qoftë ai apo familjarët e tij. Ne pas këtij vendimi dhe pas shfuqizimi të këtij vendimi konflikt i interesit tani sapo dorëzuam kallëzimin penal kundër kryeministrit dhe ministrave të tjerë”.

“Për Vetëvendosje ky vendim është i papranueshme për faktin se Qeveria që sa kohë është në krye të vendit nuk ka marrë diçka për zhvillimin ekonomik, ajo po merr vendim për të cilat po përfiton vet. Ky vendim ka shkelë një sëre ligjesh”.

“… janë afër 8 milionë sipas analizave të ekspertëve dhe kjo është e rëndë për buxhetin e Kosovës për arsye se kemi shumë shtresa qe jetojmë në varfëri dhe në mjerim. Ky është korrupsion i pastër”, tha Haxhiu