Qeveria e re sapo është formuar, por Lëvizja Vetëvendosje tashmë po bëhet gati për zgjedhje. Në Vetëvendosje po përgatiten për fushatë.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, janë të bindur se zgjedhjet janë shumë afër, njofton Insajderi.
Madje, kjo parti u ka kërkuar aktivistëve të vet që ta rrisin volumin e punës, sepse edhe angazhimi po shtohet.
Për të përcjellur këtë mesazh edhe kryetari i saj, Albin Kurti, ka vizituar tendat ku po nënshkruhen peticione nga qytetarët me kërkesën; “Duam Zgjedhje”.
Kurti ishte sot në Gjilan, Drenas e Dardanë, ku takoi aktivistët punëtorë nëpër tenda dhe qytetarët nënshkrues të peticionit.
“Rikthimi ynë do të jetë edhe më i fuqishëm, sepse nuk do të jetë vetëm rikthim i yni, por edhe i vetë popullit në qeverisje”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, për vizitat e Kurtit nëpër komunat kosovare./Insajderi.com