Vetëvendosje e fton në interpelancë Veliun – për shkak të futje së xhandarmerisë serbe në Kosovë

Vetëvendosje e fton në interpelancë Veliun – për shkak të futje së xhandarmerisë serbe në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje e ka thirrur në interpelancë ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliun, njofton Insajderi.

Kërkesën në emër të Vetëvendosjes e ka bërë nënkryetarja e Lëvizjes, njëherit deputetja Fatmire Mulhaxha Kollçaku.

“Vetëpërjashtimi që po bënë Qeveria e Kosovës nga përgjegjësia kushtetuese dhe ligjore për të kontrolluar kufijtë dhe integritetin territorial dhe për të mbrojtur qytetarët, është i papranueshëm dhe dëmton edhe më shumë pozitën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes në Facebook.

“Kjo sjellje e papërgjegjshme sikur ajo pjesë nuk është brenda territorit të Republikës së Kosovës vetëm sa nxitë ndërhyrjet e Serbisë”.

Ditë më parë u panë duke patrulluar nëpër fshatin Karaçevë në Kosovë trupa të xhandarmërisë serbe.

Më vonë, forcat e KFOR-it njoftuan se ky ishte një patrullim i përbashkët./Insajderi.com