Vetëvendosje e Istogut reagon pas arrestit shtëpiak të Haki Rugovës

Vetëvendosje e Istogut reagon pas arrestit shtëpiak të Haki Rugovës

Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Istog, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore ne Pejë, ku është vendosur për arrest shtëpiak ndaj kryetarin e Istogut, Haki Rugova dhe dy zyrtarëve tjerë komunalë.

Në reagim thuhet se, “Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Istog, në të kaluarën ka denoncuar raste të ngjashme ku i implikuar ishte kryetari i komunës por edhe zyrtarë të tjerë komunal. Përmes deklaratave publike, denoncimeve në asamble komunale dhe kallximeve penale në prokurori që kemi ushtruar këto vite, e sidomos viteve të fundit, shqetësimi ynë ka qenë që organet e rendit nuk po ndërmarrin asgjë për hetimin e z. Rugova. Tani, që ndodhi ky veprim dhe arrestim, me seriozitet jemi duke e ndjekur ecurinë e rastit”.

Po ashtu, kjo degë është e shqetësuar me siç kanë thënë ata, “presionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në sistemin e drejtësisë”.

“Me shqetësim jemi duke ndjekur deklaratat publike të strukturave dhe zyrtarëve të LDK-së, përmes të cilave po bëhet presion mbi organet e drejtësisë. Një parti që beson në institucione duhet t’i shmanget gjuhës së shantazhit sidomos kur kemi të bëjmë me një vepër penale të përmasave të tilla ku kërkohet dhe provohet ndarja e drejtësisë”, thuhet ndër tjerash në reagim. /Insajderi.com